“Maturantët zgjedhin universitetin ‘Luarasi’, pedagogu Risto: Kemi bashkëpunim me disa kompani farmaceutike

Risot

Në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Josif Risto pedagog në Departamentin e Farmacisë në Fakultetin e ‘Luarasi’ foli për bashkëpunimet, si edhe për fushatën e regjistrimeve të maturantëve.

Ai u shpreh se në këtë Departament ka pasur një numër të lartë të maturantëve të vitit të kaluar që zgjodhën këtë Fakultetet.

Ai gjithashtu shtoi se studentët mbeten vlerësuesit më të mirë për pedagogët.

“ Sa i përket departamentit të shkencave farmaceutike, sa i përket studentëve të vitit të kaluar jemi shumë të kënaqur sepse kanë qenë të një niveli shumë të mirë dhe shpresojmë që edhe këtë vit të jenë të tillë.  Gjatë vitit që kaloi kemi bërë dy vlerësime tek studentët dhe pedagogët tanë u vlerësuan me notë të mirë. Studentët janë vlerësuesit tanë më të mirë. Kjo ne sërish na vë përpara përgjegjësive që këtë vit të punojmë akoma edhe më shumë, përvoja jonë po vjen duke u rritur. Fakulteti i Shkencave Mjekësore kërkon përgatitje laboratorike dhe për këtë përgëzoj dekanin që vazhdimisht ka qenë në përmirësim të laboratorëve dhe mbështetja e elektoratit në këtë fushë nuk ka munguar. Me një punë këmbëngulëse kemi një eksperiencë të mirë në praktikat e studentëve. Në fushën e Farmaceutikës e njëjta praktikë përdoret, angazhimi i studentëve në disa farmaci të Tiranës. Kemi filluar bashkëpunime me disa farmaci që do të marrin në praktika studentët tanë”, tha ai.

“Maturantët zgjedhin universitetin ‘Luarasi’, pedagogu Risto: Kemi bashkëpunim me disa kompani farmaceutike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook