Interi duket se është i frikësuar për Milan Shkrinjar, i cili mund t’i japë lamtumirën Italisë për t’u transferuar te PSG.
Kështu zikaltrit janë hedhur menjëherë në sulm për të përforcuar mbrojtjen dhe pas emrave të Bremer dhe Milenkoviç, duket se në listën e Interit është shtuar dhe Min-Jae Kim.
Mbrojtësi Korean që luan në radhët e Fenerbahçes në Turqi, ka dhënë mjaft mirë gjatë sezonit të fundit, duke marrë një interes të madh dhe nga Napoli.
Gjithsesi, për të arritur te shërbimet e koreanit, klubet duhet t’i japin Fenerbahçes një shumë prej 15 milionë eurosh.
Arena e Lajmit
Loading…