Pas një dite pushim gjatë së dielës, Vllaznia ka nisur përgatitjet të hënën me dy seanca në ditë. Paradite ekipi ka punuar në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa pasdite në fshatin Golem.
Në seancën e pasdites ka rënë në sy prania e një lojtari senegalez, pikërisht Ndiaje Mbaba. Bëhet fjalë për një 21-vjeçar që luan si mesfushor me tipare sulmuese dhe që vjen pas disa eksperiencave në ekipet e Serisë D në Itali, mes tyre Foxhia, Acireale, Troina dhe Nola.
Mbaba do të jetë në provë disa ditë dhe pasi të vëzhgohet nga trajneri Josa, do të merret një vendim për të ardhmen e tij.
Ndërkohë, dje u stërvit i diferencuar afrimi më i fundit i Vllaznisë, Dajan Shehi, i shoqëruar nga zv.trajneri Miloti dhe përgatitësi atletik.
Arena e Lajmit
Loading…