Sherr në Rrogozhinë, pronari dhe punonjësi i servisit godasin dhe kërcënojnë klientin, arrestohen

13f42ea1 Ddaf 4d5e Ab55 2e0e88f07d33

KAVAJË

Vihen në pranga pronari dhe punonjësi i një servisi, pasi goditën me grushte dhe kërcënuan me pistoletë zhurmuese, klientin e servisit.

Sekuestrohet pistoleta zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, në Rrogozhinë, një shtetas, në servisin e tij, në bashkëpunim me punëtorin e servisit, kishte goditur me grushte dhe kishte kërcënuar me armë zhurmuese, një klient, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Armando Mustafa, 40 vjeç, pronari i servisit, dhe Mario Malkja, 36 vjeç, punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë.

Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese shtetasin A. G., 40 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sherr në Rrogozhinë, pronari dhe punonjësi i servisit godasin dhe kërcënojnë klientin, arrestohen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook