Apolonia mund të ndryshoje “kurs” për stolin.
Në dy sezonet e fundit janë drejtuar kryesisht nga trajnerë italianë. Ndonëse kanë bërë punë të mirë, në fund nuk e kanë arritur objektivat. Në klub duket se kanë dalë në konkluzionin se ata nuk e kanë të lehtë në Shqipëri.
U duket kohë për t’u ambientuar dhe njohur skuadrës dhe dashur pa dashur kjo sjell pasoja fatale në fund.
Kështu ngjau me Juri Kanarsën. Gjithkush e ka lavdëruar atë që ai bëri me bardhejeshilët, por ama rezultatet erdhën vetëm pas janarit.
Mungesa e pikëve në pjesën e parë të sezonit i kushtoi rrjedhimisht ngjitjen. Atëherë kur filloi ringritja e Apolonisë ishte shumë vonë për të pretenduar dy vendet e para.
Fitoret e njëpasnjëshme në “Loni Papuçiu”, ekzaktësisht në pjesën e dytë të kampionatit sollën vetëm një vend të sigurt në fazën e re “play off”.
Kujtojmë që për herë të fundit ekipin e çoi në Superiore Artan Mërgjyshi. Drejtuesit ama vendosën që ta largonin pa nisur mirë sezoni 2020- 2021.
Në vend të tij zgjodhën Xhovani Kolelën. Edhe pse me një përvojë në nivele të ndryshme të futbollit italian, “sfidën” shqiptare nuk e kaloi dot.
U largua shpejt dhe shkak është bërë humbja e thellë me rezultatin 6-1 në Laç. Pas vetëm 5 javësh kampionat, kur Apolonia mori vetëm dy pikë (pas barazimeve ndaj Bylisit dhe Kastriotit).
Pas “divorcit” me të dhe deri në emërimin e trajnerit të ri, fierakët i drejtoi përkohësisht Nikolin Çoçlli.
Drejtuesit nuk u nxituan në emërimin e pasardhësit. Pas disa javësh u vendos që drejtimin e skuadrës zyrtarisht ta marrë Fabricio Kamarata, i cili “braktisi” Dinamon për Fierin.
Ai mbylli sezonin, por pa sukses. Apolonia nuk mundi ta shmangte rënien dhe u rikthye në Kategorinë e Parë.
HILMI SALIU – Arena e Lajmit
Loading…