Thyen moratoriumin/ Gjuanin shpendë në mënyrë të paligjshme, e pësojnë 3 gjuetarë në Shkodër

Whatsapp Image 2022 09 13 At 20.46.34

Procedohen penalisht dhe administrativisht 3 gjuetarë në Shkodër që gjuanin shpendë, në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për shtetasit R. M., 29 vjeç, banues në fshatin Dajç, E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme dhe S. M., 30 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISE
Në kuadër të kontrolleve në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë evidentuar raste të gjuetisë së paligjshme, në fshatin Pentar, Shkodër.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

R. M., 29 vjeç, banues në fshatin Dajç, E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme dhe S. M., 30 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në fshatin Pentar, Shkodër, janë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, duke gjuajtur shpendë, jashtë periudhës së përcaktuar me ligj.

Gjithashtu, këta 3 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 50.000 të rinj secili, për shkelje të ligjit nr.61/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë në RSH”, ligjit nr. 74/2014 “Për Armët” dhe ligjit nr. 10253 date 11.03.2010 “Për gjuetinë”. Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i 2 armëve të gjahut që përdornin këta shtetas, për gjueti. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Thyen moratoriumin/ Gjuanin shpendë në mënyrë të paligjshme, e pësojnë 3 gjuetarë në Shkodër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook