Tonelata kokainë në Europë përmes porteve braziliane/ Kapet çifti i njohur si ‘Família Busca Pó’, përdornin pasaporta false për t’i shpëtuar autoriteteve, lidhja me shqiptarët

Spanje

Gjykata Federale e RN ka urdhëruar ndalimin e çifti Karine de Oliviera Campos, 43-vjeç dhe Marcelo Mendes Ferreira 39-vjeç, i njohur në nga policia si ‘Familia Busca Po’. Të dy këta persona u kapën nga autoritetet dhe akuzohen se kanë transportuar tonelata kokainë në Europë përmes porteve braziliane.

Mediat e huaja shkruajnë se dy fëmijët e tyre tre javë më parë ishin fshehur në Palma de Mallorca në Spanjë. Në rezidencë çifti do të priste vizita nga braziliane, shqiptarë dhe anglezë.

Sipas informacioneve paraprake çifti do të udhëtonte me helikopter në Barcelonë , dhe se do të përdornin dokumente afrikane, meksikane dhe boliviane të gjitha të falsifikuara për t’ju shmangur autoriteteve.

Sipas Policisë Federale, ‘Familia Busca Po’ ishte operatori kryesor i një skeme të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të pastrimit të parave të drejtuar nga ish-majori i Policisë Ushtarake të Mato Groso do Sul Sergio ROberto de Carvalho.

I quajtur si ‘Escobari brazilian’ në Europë në lidhje me trafikun kolumbian të drogë Pablo Escobar, majori Carvalho u arrestua në Budapest të Hungarisë  më 21 qershor të këtij viti. Ai konsiderohet si një nga tregtarët më të mëdhenj të kokainës në botë.

Karine njihet edhe si “mbretëresha e kokainës” në Porto de Santos (PS). Ajo është dënuar me 17 vjet e 2 muaj për trafik ndërkombëtar droge. Burri i saj Marcelo është dënuar me 15 vjet e dy muaj. Të dy u akuzuan se kishin eksportuar 3.9 ton drogë në vendet evropiane.

Arena e Lajmit

Tonelata kokainë në Europë përmes porteve braziliane/ Kapet çifti i njohur si ‘Família Busca Pó’, përdornin pasaporta false për t’i shpëtuar autoriteteve, lidhja me shqiptarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook