Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Për herë të katërt, dështon seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt

Xhuvani1 1 752x440

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit dështoi sërish seanca e radhës ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Burime zyrtare bënë me dije se Prokurorët Ritvan Suka dhe Platin Aliçka dhe Gjykatësja Idush Maliqi vendosën që seanca e radhës të zhvillohet këtë të Premte në 09:30. Deri tani 4 herë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij dhe shkak ka qenë mungesa palës mbrojtëse.

Sipas Prokurorit Ritvan Suka shkak i shtyrjes u bë mungesa e Avokatit Demir Çiftja , i cili është njëri prej avokatëve të policëve të repartit të “Shqiponjave.”

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Për herë të katërt, dështon seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook