2 milionë euro vetëm për firmën, brenda 48 orësh zyrtarizohet transferimi i parë i Interit në merkato

Pas Kristjan Asllanit për të cilin priten vetëm firmat, i pari që do të bëhet zyrtarisht një futbollist i Interit në këtë merkato vere do të jetë Henrik Mikhitarian.

MIKITARJAN

Fantazisti armen, i cili nuk pranoi që të rinovojë kontratën me Romën, i ka limuar prej kohësh detajet ekonomike, të cilët e kanë bindur duke i garantuar 2 milionë euro si bonus vetëm për të nënshkruar me ta, ndërkohë që në dy vitet e ardhshme në Milano e presin 4.5 milionë euro neto si rrogë. Mikhitarian vendosi që të largohet nga Roma pas një sezoni si protagonist absolut dhe shuarjes së krizës me Zhoze Murinjon, për të luajtur në Ligën e Kampioneve.

Fundja, mosha e tij 33-vjeçare nuk është se i lejon më beteja me shpresën se Roma apo cilido ekip tjetër do të mund të luftonte për të qenë pjesë e 32 skuadrave në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Prandaj Xhuzepe Marota gjeti momentin e duhur dhe brenda ditës së sotme ose maksimumi nesër (të mërkurën), Mikhitarian do të kryejë vizitat dhe më pas do të hedhë firmën në kontratën 2-vjeçare.

Arena e Lajmit


Loading…

2 milionë euro vetëm për firmën, brenda 48 orësh zyrtarizohet transferimi i parë i Interit në merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook