Akuza për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë lë në fuqi pushimin e hetimit për Dvoranin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pushimin e hetimit për ish-kreun e KED-së, Ardian Dvorani. Lajmi u konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Pasi GJKKO vendosi të pushojë çështjes, ish-presidenti Ilir Meta vendosi që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që kjo e fundit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Meta e akuzoi Dvoranin për veprat “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”, lidhur me përplasjen për emrat e kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën Kushtetuese.

Meta u përplas me Dvoranin pas interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Meta, asokohe president pretendoi se kreu i KED-it kishte shkelur Kushtetutën duke mos respektuar radhën e emërimeve. Ndërkohë Dvorani dhe shumica parlamentare menduan se Meta shkeli Kushtetutën duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si gjykatëse edhe pse kishte humbur afatin 30 ditor të përcaktuar në ligj.

Asokohe, Dvorani iu përgjigj kallëzimit me një komunikim të gjatë për mediat, duke e konsideruar atë “shantazhues”.
Arena e Lajmit

Akuza për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë lë në fuqi pushimin e hetimit për Dvoranin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook