Krim në familje në Divjakë, 38-vjeçarja plagos me thikë vëllanë

1635156766 Policiaelushnjes

Krim në një familje në Divjakë, ku motra ka plagosur vëllanë. Ngjarja ndodhi këtë mëngjes në Çermë Sektor. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 38-vjeçarja me inicialet M. Xh., ka qëlluar me thikë vëllanë e saj, 34-vjeçarin me inicialet Xh.Xh.

I riu po merr trajtimin në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Krim në familje në Divjakë, 38-vjeçarja plagos me thikë vëllanë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook