Kryeministri prezantoi sot kryenegociatoren e re, reagon deputeti i PD-së: Zef Mazi, diplomat i klasit të lartë, Rama ‘alergji’ ndaj personaliteteve

Tritan Shehu 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar menjëherë pas prezantimit të kryenegociatores së re dhe stafit të saj nga kryeministri, duke treguar kështu arsyet përse u shkarkua Zef Mazi nga detyra. Shehu pohon se Rama ka “alergji” ndaj personaliteve.
Sipas Shehut, vonesat e deritanishme në negociata nuk kishin të bënin me detyrat e Zef Mazit dhe thekson se ai u shkarkua pa iu komunikuar një vendim i mëhershëm dhe Rama tregohet hipokrit teksa “bën sikur e falënderon atë, përpara negociatorëve anonimë”.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD-së vlerëson figurën e ish- negociatorit Mazi si “një diplomat i klasit të lartë”, i cili “kishte karakterin e personalitetin e tij, dinte të mbronte direkt atë që mendonte, të debatonte qartësisht”, duke kujtuar kështu kohën teksa kishin punuar së bashku, në kohën kur Shehu kishte qenë Ministër i Jashtëm.

Shehu nuk i ndal akuzat ndaj Ramës dhe thotë se “jetëgjatë në apo pranë kësaj Qeverie janë vetëm ata, që pranojnë të kthehen thjesht në “gur shahu”, në shërbëtorë të përulur para sulltanit”.

REAGIMI
“Alergjia” e Rames ndaj personaliteteve!
Zef Mazi u shkarkua nga detyra e negociatorit pikerisht ate dite, qe do te fillonte te luante rolin e tij shume te rendesishem.
Vonesat ne hapjen e negociatave e cdo gje tjeter negative e deri tanishme nuk lidheshin me ate, nuk kishin te benin me detyrat e tij.
Shkarkimi “rrufe” i Mazit nuk e cfajeson dot Ramen per kalvarin e deri tanishem, ai dhe vetem ai eshte pergjegjesi!
Dhe u shkarkua atehere pa ju komunikuar asgje direkt prej tij, qofte dhe disa ore me pare, pa asnje pershendetje, pa asgje nga Kryeministri.
Aq sa dhe nje “koktej” ndarje ja organizuan kolege te huaj.
Dhe sot Kryeministri perpara ngociatoreve anonime, ben sikur e falenderon ate.
Hipokrizi ekstreme kjo.
Fatkeqesisht nen kete kryeminister kete fat kane te gjithe ata qe tregojne nje personalitetet te tyre, qe kane idete e mendimet e tyre dhe i mbrojne ato.
Zefi eshte i tille, nje diplomat i klasit te pare.
Ka qene ambasador shume i rendesishem edhe kur une isha Minister i Jashtem.
Kishte karakterin e personalitetin e tij, dinte te mbronte direkt ate qe mendonte, te debatonte qartesisht edhe kur ato ndryshonin nga te Ministrise.
Pikerisht per keto cilesi te pa pranueshme per Kryeministrin, ai u shkarkua “fluturimthi”, atehere kur duhej me shume.
Sepse “jete gjate” ne apo prane kesaj Qeverie jane vetem ata, qe pranojne te kthehen thjesht ne “gur shahu”, ne sherbetore te perulur para sulltanit.
Nje simptom fatal ky per kete Kryeminister, qe po e rrukullis vendin ne shkaterrim, sepse sic i thone:
“Stan me lepuj nuk behet”
Dhe per fatkeqesine e ketij vendi e tille eshte katandisur kjo Qeveri!
Shqiperia ka nevoje per ndryshime te medha…dhe ato po trokasin tashme!

Kryeministri prezantoi sot kryenegociatoren e re, reagon deputeti i PD-së: Zef Mazi, diplomat i klasit të lartë, Rama ‘alergji’ ndaj personaliteteve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook