Nafta kontrabandë në anijen e bllokuar në Durrës, një kompani shqiptare ishte ofruar, por blerja dështoi pasi…

Anija

Anija Queen Majeba me flamur kamerunas, por kapiten libian është bllokuar në Portin e Durrësit, pasi transportonte një sasi prej 2272 tonë naftë kontrabandë nga Libia në Shqipëri. Kapiteni, dy ndihmësit e tij dhe një punonjës i ngarkim-shkarkimit, të gjithë shtetas libianë janë arrestuar dhe pritet të dalin përpara gjykatës së Durrësit për masë sigurie, dhe me dyshimet tregti dhe transport i mallrave kontrabandë është kërkuar për ta “arrest me burg”.

Ishin shërbimet partnere që sinjalizuan autoritetet shqiptare, për anijen e cila po transportonte naftë kontrabandë.

News24 ka siguruar pamje me dron nga anija me naftë kontrabandë e bllokuar në portin e Durrësit. Nga hetimet paraprake rezulton se kjo naftë transportohej nga grupe që janë jashtë kontrollit të qeverisë libiane dhe formalisht dokumentet shoqëruese të mallit dukeshin në rregull. Por në fakt, sipas autoriteteve ata janë të falsifikuara.

Nga verifikimi paraprak, për blerjen e naftës ishte ofruar një kompani shqiptare, por burimet thonë se nuk është rënë dakord mes palëve ndaj blerja nuk është finalizuar. Për këtë shkak roli i kompanisë do të verifikohet.
Prokuroria e Durrësit po heton në bashkëpunim me partnerët për të konfirmuar nëse ka pasur raste të tjera të tregtimit të naftës kontrabandë nga Libia, veprimtari që që shkel një sërë konventash ndërkombëtare.

Nafta kontrabandë në anijen e bllokuar në Durrës, një kompani shqiptare ishte ofruar, por blerja dështoi pasi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook