Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, njëri për vjedhje e tjetri për dhunë në familje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rasti i parë bën fjalë për shtetasin me inicialet G. H., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur pjesë automjetesh në pikën e grumbullimit të automjeteve të sekuestruara.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M. K., 68 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Arena e Lajmit