Prapaskenat e bujshme/ Dibala bindet me 6+1 milionë, tani duhet kënaqur agjenti

Mes Paulo Dibalës dhe Interit bisedimet vazhdojnë që të jenë shumë intensive dhe ditën e djeshme ka ardhur edhe zgjidhja definitive të paktën me futbollistin.

34fe86fa2e

Drejtuesit zikaltër kanë vendosur që të bëjnë hapin final, duke kaluar nga oferta prej 5 milionësh plus 2 bonuse në 6 milionë euro neto rrogë dhe 1 milion bonuse. Ky detaj aspak i vogël ka bërë edhe diferencën e madhe në pritje të firmës, ndonëse tani Interi duhet të kënaqë edhe kërkesën ekonomike të menaxherit të argjentinasit, Horge Antun.

Ky i fundit ishte ai që këmbënguli për Paulon në ngjyrat zikaltër, por është totalisht i pakënaqur nga trajtimi që po i bën Interi, i cili nuk kërkon të kënaqë kërkesën e tij ekonomike për punën e bërë, e cila përflitet të jetë 4 milionë euro.

Për momentin zikaltrit mendohet se kanë ofruar 1, por duhen të paktën edhe 2 milionë të tjera (3 milionë në total si komision) për të shtrënguar duart sa më shpejt. Fundja, Horge Antun largoi shumë pretendente për argjentinasin si Junajtid, Atletiko e PSG-ja, për t’ua lehtësuar gjërat zikaltërve.

Arena e Lajmit


Loading…

Prapaskenat e bujshme/ Dibala bindet me 6+1 milionë, tani duhet kënaqur agjenti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook