Tentuan të arratisen nga burgu në Itali duke sharruar hekurat e dritares, arrestohet shqiptari me 3 të burgosur të tjerë

155533648 963b0cb2 Fd5d 493f Bd3d B86e1bf27bdc

Katër të dënuar, në burgun e Baldenuch në Itali, mes tyre dhe një shqiptar  kanë tentuar të arratisen duke sharruar hekurat e qelisë.

Fillimisht të burgosurit shkaktuan një gjysmë revoltë për të krijuar rrëmujë dhe më pas dëmtuan hekurat e një dritareje nga e cila do të kalonin duke përdorur çarçafë dhe rroba të lidhura bashkë.

Megjithatë, tentativa ishte e pasuksesshme për shqiptarin dhe tre tunizianët pasi rojet e burgut i kapën në flagrancë.

Pas dëshmive të marra, Prokurori Rossi kërkoi nga 1 vit e 6 muaj burg për secilin nga të pandehurit që tentuan të arratisen.
Arena e Lajmit

Tentuan të arratisen nga burgu në Itali duke sharruar hekurat e dritares, arrestohet shqiptari me 3 të burgosur të tjerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook