Teuta e re/ Trajneri Renato Arapi po pret përforcimet, 16 lojtarë janë të sigurt për… momentin

Teuta e sezonit 2022-2023 do të ketë pak lidhje me atë që mbylli kampionatin e fundit. Prej ditësh “Panorama Sport” ka paralajmëruar revolucionin që pritet të ndodhë në klub. Shenjat e para janë dhënë, teksa nga skuadra është larguar një numër i madh futbollistësh.

Arapi festa Teuta

Drejtuesit e kanë të qartë se fokusimi i tyre do të jetë elementi i ri premtues, që kërkon të afirmohet në Superiore dhe klubi durrsak mund të përfitojë në të ardhmen nga shitja e tyre.

Skuadra vjen nga një sezon i dështuar dhe grupi duhet ribërë, por natyrisht duke mbajtur një pjesë dërrmuese të titullarëve, që nisin me Qirkon në portë, Idrizajn, Jazxhiun, Qaqin dhe Kotobellin në mbrojtje, Emiliano Vilën dhe Ledio Beqjen në mesfushë, për të vazhduar me sulmin, aty ku Lorenco Vila dhe Rubin Hebaj pritet të mbajnë peshën kryesore.

Aktualisht janë 16 lojtarë nën kontratë me Teutën, duke marrë të mirëqenë këtu edhe mesfushorin shkodran, Uheid Hoxha, i cili ka arritur marrëveshjen me klubin dhe pritet të prezantohet zyrtarisht më 4 korrik.

lojtaret

Në një situatë të tillë, Arapit i duhet të rinisë thuajse gjithçka nga fillimi, ku përforcimet në mbrojtje do të jenë parësore, diçka që e ka përmendur edhe vetë trajneri. Edhe pse nga ky repart kanë mbetur më shumë lojtarë nga sezoni i kaluar, do të kërkohet që të afrohen të paktën edhe 2-3 mbrojtës, të cilët mund të mbajnë peshë në skuadër.

Kreu i pankinës pret përforcimet e nevojshme dhe deri në prag të fillimit të kampionatit ato mund të jenë në total deri në 9 afrime. Drejtuesit durrsakë janë fokusuar tek elementi i ri, por duke mos hequr dorë edhe nga ndonjë futbollist me eksperiencë në Superiore, që tashmë është i lirë dhe kësisoj mund të firmosë për “djemtë e detit”.

LARGIMET Me mbylljen e sezonit 2021- 2022, nga Teuta nisën të largoheshin emra shumë të rëndësishëm.

I pari ishte sulmuesi Sebino Plaku, i cili tërhoq nga futbolli në moshën 37-vjeçare. Më pas iku Albano Aleksi, Bllagoja Todorovski, Filip Ivanoviç, Reuben Akuah, Florent Avdyli, Ergys Peposhi, Klejdi Daci, Jahmir Hyka dhe Asion Daja.

Ndërsa braziliani Xhekson Ferreira është prej disa muajsh i dëmtuar dhe kontrata me klubin durrsak i ka përfunduar, kështu që edhe ai nuk është në plane, teksa mund t’i nënshtrohet edhe operacionit.

Për Peposhin dhe Dacin që ishin në huazim, të dy do të kthehen te Kukësi, ndërsa për Hykën dhe Dajën që u përfundoi kontrata, shanset që Teuta t’u ofroi rinovimin janë të pakta.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Loading…

Teuta e re/ Trajneri Renato Arapi po pret përforcimet, 16 lojtarë janë të sigurt për… momentin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook