Vëllazërorja e 17-vjeçarëve/ Shqipëria e Bulkut i falet një penalltie në testin e parë ndaj Kosovës

Kombëtarja shqiptare U-17, e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku, ka fituar me rezultatin 1-0 vëllazëroren e parë ndaj Kosovës U-17, të luajtur sot në stadiumin “Kukës Arena”.

Shqiperia_u17_miqesorja_kukes_qershor22_1-1024x464

Kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë në fushën e lojës ndaj bashkëmoshatarëve kosovarë. Përfaqësuesja shqiptare U-17 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Dervishi, Koleci, A. Kurti, Damini, Selmani, Kashari, Belloj, Jaku, Metaj, Bode, Tosku.

Shqiperia_u17_miqesorja_kukes_qershor22-1024x559

Në minutën e 24-të Shqipëria fitoi një 11-metërsh kur Dejvi Metaj depërtoi në zonë dhe u pengua nga një mbrojtës i Kosovës. Nga pika e bardhë goditi me saktësi kapiteni Adi Kurti, duke kaluar në avantazh Shqipërinë U-17 e duke fiksuar shifrat në 1-0.

Vlen të theksohet se pas dy ditësh do të luhet edhe miqësorja e dytë mes dy skuadrave po në stadiumin “Kukës Arena”.

Dy teste mjaft të vlefshme për kuqezinjtë e ekipit Kombëtar U-17 si dhe për stafin kuqezi për të monitoruar nga afër dhe për të parë në aksion elementët më të mirë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2022/2023 për këtë grup-moshë, ku shorti e ka vendosur ekipin e Bulkut në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.

Arena e Lajmit


Loading…

Vëllazërorja e 17-vjeçarëve/ Shqipëria e Bulkut i falet një penalltie në testin e parë ndaj Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook