Vllaznia ka konfirmuar deri më tani si afrime mesfushorin qendror, Lorik Boshnjaku, qendërmbrojtësin Dajan Shehi dhe futbollistin me tipara sulmuesi Kristjan Vulaj, që është padyshim qershia mbi tortë e merkatos deri tani. Ndërsa është rikthyer nga huazimi sulmuesi Kaina Nunjesh.
Në formacionin kuqeblu pritet të ketë të paktën tri ndryshime, duke filluar nga qendra e mbrojtjes, në mesfushë dhe sulm. Largimet e Adilit, Krymit dhe Da Silvës duket se peshojnë shumë dhe mbeten për t’u parë zëvendësuesit e tyre.
Arena e Lajmit
Loading…