Detaje të tjera dalin në dritë në lidhje me arrestimin e dy shqiptarëve në Greqi, të cilët thuhet se ishin duke përgatitur një atentat, teksa njërit prej tyre iu shtuan akuza të vjetra..
Dy shqiptarët, emrat e të cilëve janë zbuluar janë Viktor Çala, 37 vjeç dhe Andi Beqiri, 23 vjeç.
Njërit prej tyre ndërkohë iu zbulua edhe autorësia e një vrasjese dhe një tentative tjetër për vrasje.
Po ashtu, Çala rezulton më parë i arrestuar në Itali pasi bënte pjesë në një grup kriminal italo-shqiptar që shpërndante kokainë të trafikuar nga Holanda.
Dy shtetasit u shoqëruan ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë nën masa të rrepta sigurie duke veshur edhe jelekë antiplumb.
Arena e Lajmit