ZYRTARE/ Vllaznia prezanton afrimin e bujshëm, “Panorama Sport” e paralajmëroi katër ditë më parë

Vllaznia ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Kristijan Vulaj.

Kristijan Vulaj

Siç kishte paralajmëruar dhe “Panorama Sport” katër ditë më parë, futbollisti i lindure në Malin e Zi, i cili është transferuar si lojtar i lirë pas largimit nga skuadra e Dençiç Tuzi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin shkodran.

Deklarata e plotë e klubit:

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollistin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Dençiç, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në Superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Dençiç, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtaren e vendit fqinj.

KF Vllaznia i uron 24-vjeçarit një paraqitje sa më të mirë me fanellën kuq e blu!

Mirë se erdhe Kristijan Vulaj!

 

View this post on Instagram

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

vulaj transfermarkt

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Vllaznia pranë goditjes së madhe, Egnatia firmos me mesfushorin beratas

Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Vllaznia prezanton afrimin e bujshëm, “Panorama Sport” e paralajmëroi katër ditë më parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook