De Shiljo: Nuk jam “çuni i Alegrit”, kur gaboj më thotë…

Matia de Shiljo shpesh është kritikuar se si ka arritur që të luajë në nivele të larta për Milanin e Juven, edhe nga tifozët e tij, ndonëse sezonin që lamë pas me golin e përmbysjes madhështore nga 3-1 në 3-4 në Romë, “çuni i Alegrit”, siç e etiketojnë të gjithë, ka vendosur që të rritet:

DE SHILJO

“Nuk jam ‘çuni i Alegrit’, ndonëse e pranoj se mes ne të dyve ekziston ndoshta marrëdhënia më ikonike trajner-lojtar. Edhe pse më ka mbajtur pranë, ta harroni se më ka favorizuar.

Alegri ndoshta është personi i vetëm që më ka parë të bie në depresion dhe të ringrihem më pas.

Çfarë më pëlqen tek Alegri? Më pëlqen dhe nuk më pëlqen komunikimi i drejtpërdrejtë që ka. Sepse është mirë kur më motivon, por sa herë që bëj ndonjë gabim në stërvitje, nuk e kafshon gjuhën:

‘Ti vetëm ha dhe fle gjumë’, – më thotë dhe kjo nuk më pëlqen aspak.

Gjithsesi, po përfitoja nga kjo intervistë për t’ia zbuluar një të vërtetë:

‘Mister, edhe ne të tallim, sidomos për dialektin e shëmtuar libornez dhe të imitojmë shpesh pas krahëve”, tha De Shiljo.

Arena e Lajmit


Loading…

De Shiljo: Nuk jam “çuni i Alegrit”, kur gaboj më thotë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook