Dua Lipa kthehet në Londër pas zërave për romancë me Trevor Noah, shqiptarja fotografohet vetëm në rrugë

Dua Lipa dukej e qetë teksa po ecte rrugëve të Londrës.

Këngëtarja 27-vjeçare u shfaq ‘casual’ me një xhaketë bomber të kuqe, të cilën e kombinoi me një palë atlete të bardha. Artistja kishte veshur një pal xhinse të gjëra teksa në dorë mbante një çantë të zezë të madhe.

Ajo tregoi bukurinë e saj natyrale pa grim me flokët e kapura në mënyrë të çrregullt. Ajo kishte vendosur vathë dhe unaza jeshilë që i jepnin më shumë ngjyra veshjes dhe rrugëve të zymta të kryeqytetit londinez.

 Rikthimi i Duas në Birani vjen disa ditë pasi ‘Daily Mail’ raportoi se ajo ishte parë për darkë me komedian dhe moderatorin Trevor Noah. Dua dhe Trevor u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar gjatë takimit në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan në East Village. Ata dukeshin se kishin kimi të madhe, veçanërisht kur e mbyllën mbrëmjen e tyre së bashku me një puthje dhe përqafim të ëmbël përpara se të largoheshin në rrugët e tyre të ndara.

Më vonë ‘MailOnline’ raportoi se Dua dhe Trevor janë thjesht shokë të ngushtë. Darka e tyre erdhi pasi Noah njoftoi se ai po largohej nga ‘The Daily Show’ pas shtatë vitesh, pasi shikueshmëria ra në mënyrë dramatike. 

‘People’ raportoi se dyshja po e mbajnë marrëdhënien e tyre platonike, me një burim që i tha botimit se ata janë ‘thjesht miq’. Një burim zbuloi se Dua ishte ‘ngacmuar’ në atë që ishte ‘padyshim një takim’ dhe se komediani ishte ‘një zotëri’ gjatë gjithë mbrëmjes. “Ka padyshim interes në të dy anët,” këmbënguli burimi i ‘Page Six’. Romanca e fundit e njohur e Lipës ishte me modelin Anwar Hadid. Ata u ndanë në dhjetor 2021 pas më shumë se dy vitesh si çift. Noah u takua për herë të fundit me aktoren Minka Kelly, por ata shkuan rrugët e tyre të ndara majin e kaluar pasi ishin bashkë që nga viti 2020.

Dua Lipa kthehet në Londër pas zërave për romancë me Trevor Noah, shqiptarja fotografohet vetëm në rrugë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook