Kryeministri spanjoll në Tiranë: Përkrah vullnetin europeist të vendeve të Ballkanit

Sanchez 1

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka garantuar dhe njëherë mbështetjen e Spanjës për integrimin europian të vendit dhe gjithë Ballkanit.

Në konferencën për media me kryeministrin Edi Rama, Sanchez tha se agresioni rus tregoi se sa e fortë është Europa.

“24 shkurti nga i ndryshoi hapat. Rusia vuri në dyshim jo vetëm integritetin territorial të Ukrainës. Kjo Evropë nuk do i ndryshojë kurrë vlerat që na bashkojnë. Kjo luftë ka treguar se sa i fortë është BE. E përkrah vullnetin europeist të vendeve të Ballkanit. Uroj që rruga pasionante që ka filluar Shqipëria drejt BE-së të jetë e suksesshme. Në Spanjë, në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, nuk mund të konceptohej Europa pa Portugalinë dhe Spanjën. Tani është e njëjta gjë për Ballkanin. Është e mirë ideja për këtë komunitet politik europian, ku kemi mundësi të flasim”, tha Sanchez.

Kryeministri spanjoll në Tiranë: Përkrah vullnetin europeist të vendeve të Ballkanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook