Mungesë dokumentesh, bllokohet skafi në plazhin e Sarandës, gjobitet pronari

Skaf

Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një skaf këtë të premte në plazhin e Sarandës, për mungesë dokumentacioni.

Autoritetet bëjnë me dije se është gjobitur edhe pronari i skafit.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Bllokohet 1 mjet lundrues skaf, në plazhin e Krorëzit, Sarandë.

Ndëshkohet me masë administrative 10.000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, kanë konstatuar në plazhin e Krorëzit, Sarandë, një mjet lundrues tip skaf, me drejtues shtetasin Xh. M., 32 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës. Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi Xh. M. u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord). Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Arena e Lajmit

Mungesë dokumentesh, bllokohet skafi në plazhin e Sarandës, gjobitet pronari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook