Një 30-vjeçar në burgun e Drenovës ka tentuar të vrasë veten pak pas mesnate me një mjet prerës.
I dënuari Pandi Stefo është dëmtuar në pjesën e qafës dhe është në spital në gjendje kritike për jetën.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se i burgosuri për trafikim të lëndëve narkotike ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike pas një konflikti me të dënuarit e tjerë.
Ky është rasti i tretë brenda pak kohësh kur një i burgosur tenton të vetëflijohet brenda qelisë.
Arena e Lajmit