VIDEOLAJM/ “S’ka më jo po shih ti se… nga polici”, Rama teston i pari sistemin e-Gates të leximit të pasaportave në “Rinas”

Gth

Kryeministri Edi Rama ka testuar vetë i pari sistemin e ri elektronik të identifikimit në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, gjatë vizitës për inaugurimin e terminalit të ri, ku u pa në krah të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Gledis Nano.

Kryeministri ka inspektuar edhe vendqëndrimet e avionëve, ndërsa kur kaloi pasaportën e tij në shërbimin elektronik të identifikimit pyeti Nanon: “Aty te e-Gates nuk ka më kontroll nga polici, vetëm me sy? S’ka më jo po shih se”.

Dhe kreu i Policisë së Shtetit iu përgjigj duke thënë se një efektiv i policisë do të asistojë qytetarët vetëm në rastet e vështirësive në përdorimin e teknologjisë.

VIDEOLAJM/ “S’ka më jo po shih ti se… nga polici”, Rama teston i pari sistemin e-Gates të leximit të pasaportave në “Rinas”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook