Alegri i kërkon Juventusit mesfushorin e Serisë A, “Zonja” i ofron rivalëve talentin italian në shkëmbim

Juventusi ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm ku objektivi është rikthimin në garën për titull. Për të arritur këtë qëllim trajneri Masimiliano Alegri i ka kërkuar klubit disa përforcime kualitative ku në listën e tij gjendet dhe mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz.

fabian ruiz

Sipas raportimeve nga “La Stampa”, bardhezinjtë e kanë kontaktuar Napolin për t’i kërkuar informacione lidhur me një transferim të mundshëm të 26-vjeçarit në Torino. Presidenti De Laurentis e vlerëson kartonin e spanjollit rreth 30 milionë euro, e cila konsiderohet e panegociueshme nga ana e tij.

“Zonja” nga ana tjetër duket se i ka propozuar për të ulur çmimin edhe kartonin e mesfushorit italian, Nikolo Rovela, i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar te Xhenoa. Napoli po e vlerëson këtë propozim për të vendosur më pas se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Ruiz në klub.

Arena e Lajmit


Loading…

Alegri i kërkon Juventusit mesfushorin e Serisë A, “Zonja” i ofron rivalëve talentin italian në shkëmbim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook