EMRI/ Shpërndante kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, arrestohet 31-vjeçari. Sekuestrohen 3 pistoleta

Arrestim

TIRANË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Doses”. Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 31-vjeçari Klaudjo Malaj.

Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 35 doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Klaudjo Malaj, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “Kokonizi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Klaudjo Malaj, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike kokainë, 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi K. M., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë në sasi të mëdha, e ndante atë në doza dhe e shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMRI/ Shpërndante kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, arrestohet 31-vjeçari. Sekuestrohen 3 pistoleta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook