Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Himarë, ku një 5-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një gomone që drejtohej nga një oficer i lartë policie është tragjike
Grupi i PD e ka quajtur ngjarjen, një tregues të qartë të profilit të ulët të efektivave të Policisë së Shtetit, që në vend të mbrojnë qytetarët i vrasin ata.
Reagimi:
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, dënon ashpër mungesën e sigurisë në bregdetin shqiptar.
Ngjarja që ndodhi sot në Potam, ku një fëmijë 5 vjeçar humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një skaf që drejtohej nga një oficer i lartë policie është tragjike dhe dëshmi e plotë e profilit të ulët të efektivave të Policisë së Shtetit, që në vend të mbrojnë qytetarët i vrasin ata.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe anëtarët e Komisionit të Medias shprehin ngushëllimet për engjëllin e vogël dhe insistojnë në pastrimin e Policisë së Shtetit nga oficerë që vetëm me figurën e ruajtësit të ligjit nuk kanë asgjë të përbashkët.