Fotot nga paparaci/ Xhaçka, këshilla pasardhësit të saj

Të dy ministra të kabinetit Rama dhe mbi të gjitha miq të mirë. Flasim për Niko Peleshin dhe Olta Xhaçkën. Dy ministrat duket se nuk kanë pasur kohë të bisedonin brenda seancës plenare, ndoshta të zënë me axhendën e tyre dhe kohën e lirë në oborrin e Parlamentit kanë vendosur ta kalojnë së bashku.

Xhaçka dhe Peleshi kanë qëndruar gjatë me njëri-tjetrin, duke biseduar së bashku. Ashtu si shihet, biseda mes tyre është tërësisht miqësore, duke mos i kursyer edhe përshëndetjet teksa ishin duke u ndarë. Ajo që vumë re është fakti se ministrja e Jashtme shfaqet në forma fizike goxha të përmisuara. Ashtu si shihet, Xhaçka ka humbur disa kile, duke u shfaqur elegante.

Nuk dihet nëse kjo bisedë mes tyre është e fokusuar te politika, duke qenë se Xhaçka, ka qenë më parë ministre e Mbrojtjes, apo thjesht një bisedë miqësore mes dy bashkëpunëtorësh.

Fotot nga paparaci/ Xhaçka, këshilla pasardhësit të saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook