“Ke frikë të telefonosh policinë se të kërkojnë gjobaxhijtë llogari”, Meta: Duhet filozofi e re, qeveria vetëm justifikohet!

Meta

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, u shpreh se policia duhet të shkëputet nga ndikimi i partisë dhe se duhet rikthyer besimi në mënyrë urgjente tek qytetarët.

“Policia duhet të shkëputet nga ndikimi i partisë, të jetë policisë e shtetit dhe jo të përdoret nga partia kundër shtetit dhe ndërton këtë raport shtypës me qytetarin,. Promovimi i të gjithë drejtuesve duhet të jetë vetëm në bazë të rezultateve të arritura më parë dhe të riciklohen drejtues që kanë pasur probleme me performancë e tyre. Duhet të jetë ajo polici që qytetari e telefonon me besim dhe jo që të ketë frikë të telefonojë policin. Kjo është një çështje besimi dhe e një filozofie të re që nuk mund të ketë qeveria aktuale ajo ka gjithmonë justifikimin. Kjo gjendje që tregon se shteti ka rënë është në çdo drejtim. Ngushëllime më të ndjera për këtë tragjedi dhe humbjen e kësaj vogëlusheje. Duhet një reflektim urgjent serioz i menjëhershëm për një sezon turistik të menaxhuar mirë në të gjitha drejtimet. Policia e Shtetit duhet të jetë ajo polici që qytetari e telefonon ajo do t’i gjendet dhe jo kur telefonon policinë t’i vijnë kriminelët dhe gjobaxhinjtë të cilët i kërkojnë llogari pse telefonoi policinë”,, tha ai.

Arena e Lajmit

“Ke frikë të telefonosh policinë se të kërkojnë gjobaxhijtë llogari”, Meta: Duhet filozofi e re, qeveria vetëm justifikohet!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook