Nga ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit te drejtimi mjetit pa patentë e dhuna, 3 të arrestuar në Korçë

Policia Korce

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Korçës, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim N. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Apelit Durrës, më 5 gusht të këtij viti ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. H., 42 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë në pranga ra dhe shtetasi me inicialet N. L., 56 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Kurbin, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, pranë fshatit Leshnicë, duke drejtuar një automjet kamion tip “Scania”, është përfshirë në një aksident me dëme materiale, me automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin D. T. Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi N. L. e drejtonte kamionin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Nga ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit te drejtimi mjetit pa patentë e dhuna, 3 të arrestuar në Korçë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook