Për herë të parë në një skenë televizive, ja si u prit Sara Hoxha nga juria e ‘DWTS’

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars”. Blogerja ka performuar për herë të parë në skenë duke dhuruar një spektakël të vërtetë.

Sara erdhi me një chacha së bashku me partnerin e saj në kërcim dhe i mahniti si jurinë ashtu dhe publikun me performancën e saj.

Momenti i vlerësimit  nga juria:

Valbona Selimllari: Ti nuk vjen nga TV, prandaj më ke çuditur mua sot dhe i ke kaluar pritshmëritë. Nëse vazhdon kështu, rrugtimi yt do jetë afatgjatë.

Dalina Buzi: Pas kësaj performance, unë dua ta shoh Sarën në Tv!

Armand Peza: Unë do e kisha shtyrë balerinin dhe do të kisha kërcyer me ty nëse Ledri nuk ka kundërshtim sigurisht…

Kledi Kadiu: Duhet të kesh kujdes me gjymtyrët, pavarësisht se energjia ishte shumë e mirë

Në eksperiencë ne saj të parë, pak para nisjes së spektaklit Sara mori një mesazh tejet i ndjerë nga vjehrra e saj, Xheraldina, e cila kishte ardhur së bashku me familjarë të tjerë të blogeres për ta parë atë ‘live’ dhe për ta suportuar.

Ajo publikoi në Instagram një foto të Sarës krah të cilës shkruan:

“Sonte dhe netët në vazhdim, ji e guximshme, e bukur, e lirë si zog. Thjesht fluturo, thjesht bëhu vetvetja zemra e Ninit.”

Sara i shkroi: “Nini” sikurse e thërret ajo dhe i ka dërguar emojit e disa zemrave të bardha.

Për herë të parë në një skenë televizive, ja si u prit Sara Hoxha nga juria e ‘DWTS’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook