Seria A një fiksim i vjetër, 3 skuadra në garë për shërbimet e Granit Xhakës

Granit Xhaka mund të ndryshojë kampionat dhe të kalojë nga Liga Premier në Serie A. Kampionati italian duket se ka mbetur një fiksim i vjetët për mesfushorin shqiptar, pasi thuajse në çdo dritare merkatoje, emri i Xhakës është lakuar në Itali.

Xhaka-758x522

29-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Roma vitin e kaluar por në fund marrëveshja nuk u konkretizuar, gjithsesi skuadra e drejtuar nga portugezi Murinjo vazhdon ta mbajë gjallë interesimin për mesfushorin e Arsenalit.

Sipas “The Times”, kryeqytetasit italianë po vazhdojnë kontaktet me agjentin e lojtarit mbi mundësinë e blerjes së kartonit të tij, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shifra të mëdha. Dy skuadra tjera që janë duke u lidhur me shërbimet e Xhakës janë Fiorentina dhe Udinese.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova është i gatshëm që të ndryshojë ambient, gjithsesi në vijim pritet të shikohet me mjaft interes se cila do të jetë e ardhmja e Xhakës.

Arena e Lajmit


Loading…

Seria A një fiksim i vjetër, 3 skuadra në garë për shërbimet e Granit Xhakës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook