Partizani ka zhvilluar miqësoren e dytë në tokën sllovene, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë skuadrës së Jadran Dekanit, që në sezonin që sapo u mbyll u rendit në vendin e 13-të në divizionin e dytë slloven.
Trajneri Dritan Mehmeti e nisi sfidën me këtë formacionin titullar: Hoxha, Sota, Bitri, Belica, Hadroj, Marku, Rrapaj, Murataj, Hoti, Skuka, Cara.
Autori i golit të vetëm për “Demat” ishte Valentin Murataj, i cili realizoi në minutën e 23’ pas një asisti nga Skuka. Pas katër minutash, portieri Alban Hoxha arriti të evitonte një gol nga pika e bardhë e penalltive për sllovenët.
Gjithsesi këto episode nuk mjaftuan për Partizanin që të sillnin fitoren, me sfidën që u mbyll në baraspeshë, ndërkohë që Telushi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë.
Takimin e radhës miqësor, skuadra kryeqytetase e Mehmetit do ta luajë përballë Mariborit, sfidë e programuar më 29 qershor.
Arena e Lajmit
Loading…