“Dëgjoni zërin e popullit të lirë”/ Meta vlerëson pjesëmarrjen në protestën për tragjedinë e Jonadës: Ky vërshim do kthehet në ortek, fundi do…

297660714 607405730754666 3964151582467817692 N

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas pjesëmarrjes në protestën e shoqërisë civile për vdekjen tragjike të vogëlushes Jonada Avdia, nga përplasja prej gomones së komisarit Arjan Tase, ka shpërndarë një video në Facebook nga tubimi.

Ish- Presidenti shkruan: “DREJTËSI PËR JONADËN! Sot në protestë si prind dhe qytetar, për një Shqipëri më njerëzore, më të drejtë dhe të lirë, ku jeta dhe e ardhmja e fëmijëve të jetë e sigurt! Së bashku do t’ia dalim!”

Më herët ai shpërndau dhe disa fotografj nga protesta ku kërkonte që të dëgjohet zëri i popullit dhe thekson se ky vërshim njerëzish do të kthehet në një ortek kundër hajduto-kracisë.

“Dëgjoni zërin e popullit të lirë!   Frymëzuese protesta e sotme qytetare e shoqërisë civile.  Ky vërshim që sapo ka nisur do të kthehet në një ortek dhe do të ketë vetëm një fund: Triumfin e Sovranit mbi hajdutokracinë!”, shkruan Meta.

“Dëgjoni zërin e popullit të lirë”/ Meta vlerëson pjesëmarrjen në protestën për tragjedinë e Jonadës: Ky vërshim do kthehet në ortek, fundi do…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook