“Është me arsim të lartë, i parrezikshëm”, kërkesa e avokatëve nuk bind gjykatën, lihet në burg biznesmeni turk i akuzuar për mashtrim miliona euro me kriptomonedhat

Faruk Ozer

Biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer është lënë në burg, duke miratuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Ozer , i cili u arrestua pak ditë më parë në vendin tonë e pasi ishte në kërkim për mashtrim kompjuterik, ka kërkuar që të zbutet masa e dënimit të tij, nga dënim me burg në detyrim paraqitjeje.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se gjatë seancës së sotme të zhvilluar në Gjykatën e Durrësit, përmes avokatit të tij, Faruk Fatih Ozer thotë se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal.

Avokati i tij tha se Ozer shtë një person me arsim të lartë, dhe se vendimi me burg duhet zbutur duke e lënë në detyrim paraqitjeje sa herë që Gjykata ta kërkojë.

Sakaq, nga ana tjetër, prokurori i çështjes ka deklaruar se ndaj tij ka një hetim në shtetin turk dhe se është në kërkim ndërkombëtar për vepra penale, duke thënë se nuk mund të ndryshohet masa e sigurisë, duke e lënë në burg.

Në seancë kanë qenë përfaqësues të ambasadës turke.

“Është me arsim të lartë, i parrezikshëm”, kërkesa e avokatëve nuk bind gjykatën, lihet në burg biznesmeni turk i akuzuar për mashtrim miliona euro me kriptomonedhat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook