Pogba-Juventus gjithmonë e më pranë, zbulohet kur pritet të fimosë francezi me “Zonjën e Vjetër”

Sot mund të ketë qenë dita vendimtare për rikthimin e Pol Pogbasë te Juventusi.

POGBA

Ditën e sotme është zhvilluar një takim i ri në Milano mes agjentit të francezit, avokates Rafaela Pimenta dhe drejtuesve të Juventusit për të diskutuar detajet përfundimtare të marrëveshjes.

U arrit një marrëveshje përfundimtare për çështjen e kontratës, e cila mund të jetë 3-vjeçare me opsion për vitin e katërt.

Në tryezën e bisedimeve ishin edhe emrat e Matajs De Ligt, Moize Ken dhe Luka Pelegrinit, të ndihmuar nga e njëjta kompani e themeluar nga Mino Raiola, por në qendër të diskutimit ishte më së shumti ajo e Pogbasë.

Zyrtarizimi i yllit francez te “Zonja e Vjetër” mund të mbërrijë në fillim të korrikut, kur Pogba pritet të mbërrijë në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me klubin e ri.

29-vjeçari e mbylli me Mançester Junajtidin teksa del dhe si lojtar i lirë.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e “Djajve të Kuq”, francezi u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 20 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte gjithashtu edhe 9 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Pogba-Juventus gjithmonë e më pranë, zbulohet kur pritet të fimosë francezi me “Zonjën e Vjetër”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook