Rikthimi i Lukakut rëndon bilancet e Interit, ja sa do t’i kushtojë zikaltërve huazimi i belgut

Angli-Itali ka qenë një udhëtim për të cilin Romelu Lukaku ka pasur biletë vajtje-ardhje, madje jo një, por dy të tilla.

Lukaku

Transferimi i tij nga Mançester Junajtidi tek Interi dhe vetëm dy vite më vonë nga Interi te Çelsi ishte ndryshimi i parë i belgut, që një vit pasi zgjodhi ishullin, do të marrë edhe një herë tjetër rrugën për në Milano, këtë herë me një gjë të sigurt: rikthimin përsëri në Londër, pasi huazimi i thjeshtë nuk i lë mundësi tjetër, të paktën për momentin.

Këtë herë shpenzimet e udhëtimit të 29-vjeçarit do t’i shkojnë Interit. Për belgun vlera bazë e huazimit do të jetë 8 milionë euro, që do të shoqërohet nga bonuset, të cilat kapin shifrën prej 3 milionë eurosh dhe përfshijnë si kusht triumfin në kampionat ose në Europa League, nëse Interi do të luajë në këtë kompeticion. 8.5 milionë euro do të përfitojë sulmuesi, një shumë që rëndon 11 milionë euro bruto, duke e bërë kështu në total paketën “Lukaku” të vlejë 22 milionë euro.

Arena e Lajmit


Loading…

Rikthimi i Lukakut rëndon bilancet e Interit, ja sa do t’i kushtojë zikaltërve huazimi i belgut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook