Leje speciale, Ten Hag çon me pushime Meguajërin përpara Botërorit

Herri Meguajërit i është dhënë një leje speciale nga trajneri Erik ten Hag për të shkuar me pushime këtë javë dhe qartësuar idetë e tij. Sipas “The Sun”, mbrojtësi i cili po kalon një moment të vështirë si me klubin e Junajtidit ashtu edhe me kombëtaren, ka një tërheqje muskulore që e pësoi me Anglinë.

0_Harry-Maguire-honeymoons-with-wife-Fern-Instagram-picture

Por sipas tabloidit, Ten Hag e ka bërë këtë përjashtim të pazakontë nga rregullat e tij për lojtarët e dëmtuar, për t’i lejuar mbrojtësit që të shkojë në një resort golfi në Portugali, duke menduar se kjo mund ta ndihmojë që të rigjejë formën e tij. Një trajtim i tillë i privilegjuar mund të shkaktojë edhe revoltë në skuadër, ndërsa mbrojtësi më i shtrenjtë në botë vazhdon të ketë edhe besimin e trajnerit të kombëtares, Garet Sauthgejt, i cili e ka pjesë të planeve të tij për Botërorin e Katarit.

 

 

Leje speciale, Ten Hag çon me pushime Meguajërin përpara Botërorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook