Merkato me “silenciator” / Është larguar gati një ekip i tërë, Teuta nuk do të nxitohet me afrimet

Teuta e sezonit 2022-2023 do të ketë një tjetër pamje dhe sigurisht kjo vjen pas ndryshimeve të shumta që janë bërë në skuadër. Klubi ka rikonfirmuar stafin teknik me në krye Renato Arapin dhe projekti është i qartë, teksa në merkato do të fokusohen te lojtarët e rinj, të cilët mund të shpërthejnë në Superiore.

Teuta-Egnatia festa

I pari që mund të quhet si afrim deri më tani është mesfushori shkodran, Uheid Hoxha, ndërsa në ditët e ardhshme do të ketë të tjerë emra, të cilët pritet të firmosin me “djemtë e detit”.

Mirëpo, duke pasur parasysh se nga skuadra janë larguar emra si Albano Aleksi, Bllagoja Todorovski, Filip Ivanoviç, Reuben Akuah, Sebino Plaku, Ergys Peposhi, Klejdi Daci, Jahmir Hyka, Asion Daja, Florent Avdyli dhe Xhekson Ferreira, bëhet i domosdoshëm afrimi edhe i lojtarëve me eksperiencë që do të mbajnë peshën e skuadrës për sezonin e ri.

Aktualisht, 16 futbollistë janë nën kontratë me Teutën dhe nëse shikon përbërjen e kampionatit të kaluar, vlen të theksohet se pjesë e durrsakëve kanë mbetur titullarë si portieri Qirko, mbrojtësit Idrizaj, Kotobelli, Qaqi dhe Jazxhi, mesfushorët Emiljano Vila, Beqja dhe pa harruar sulmuesit Rubin Hebaj e Lorenco Vila.

Arapi do të bazohet te ky bosht lojtarësh, ndërsa afrimet do të jenë shumica të rinj, por duke marrë edhe emra që kanë eksperiencë në Superiore.

Drejtuesit e klubit nuk duan të nxitohen në këtë moment, edhe pse stafi i ka piketuar pak a shumë 8-9 lojtarë, të cilët pritet të firmosin në vazhdimësi.

Skuadra do të zbresë në fushë më 4 korrik, për të nisur fazën përgatitore për sezonin e ri.

Fakti që kampionati fillon në fund të gushtit, ka bërë që përgatitjet të nisin më vonë, për më tepër që këtë sezon Teuta nuk merr pjesë në Kupat e Europës.

Klubi do të fiksojë në vijim edhe vendin se ku do të zhvillojë fazën përgatitore. Nuk përjashtohet mundësia që ekipi të zhvendoset jashtë Shqipërisë për të paktën 14 ditë përgatitje.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Loading…

Merkato me “silenciator” / Është larguar gati një ekip i tërë, Teuta nuk do të nxitohet me afrimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook