Britney Spears pretendon se nëna e saj, Lynne Spears, e ka goditur njëherë shumë fort për shkak se qëndroi jashtë deri natën vonë, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e këngëtares.
“Hera e parë që mora një shuplakë, ishte një natë kur Paris Hilton dhe Lindsay Lohan më lanë në shtëpinë time në plazh me foshnjat e mia,” pohoi 40 vjeçarja, në një postim në Instagram, të cilin ajo tashmë e ka fshirë.
“Nëna ime po kujdesej për Jayden dhe Preston. Unë festova deri në orën 4 te mengjesit dhe nëna ime ishte e inatosur !!!! Hyra brenda, ajo më pa dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë !!!”- shtoi Britney.
Këngëtarja “Toxic” më tej pretendoi se incidenti ndodhi pasi Kevin Federline – me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston – “u largua” nga ajo.
Ylli përfundoi postimin e saj – i cili shfaqte një klip të Jennifer Lopez-it duke goditur me shuplakë Jane Fonda -n në “Monster-in-law” – duke thënë se ajo “nuk do ta dijë kurrë” se si është të godasësh dikë në fytyrë. !”
Javën e kaluar, Lynne i kërkoi falje Britneyt dhe iu lut këngëtares së hitit “Gimme More” që të zhbllokonte numrin e saj të telefonit që më pas të mund të flisnin.
Në atë kohë, Britney kishte thënë se “një falje e vërtetë do ta ndihmonte që ata të rregullonin marrëdhënien e tyre familjare.
“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde! Kam vite që më vjen keq!”- shkroi 67-vjeçarja.
Megjithatë, këngëtarja e “Womanizer” nuk ishte e gatshme të pranonte faljen e nënës së saj, duke iu kundërpërgjigjur “ik p*rdhu” përpara se të reflektonte për vitet e traumës që kaloi nën kontrrollin e familjes së saj.
“Për 13 vjet, më duhej të takohesha me mjekë çdo javë për të rikthyer të kaluarën time, gjë që e bëri atë edhe më keq!! Asnjë person nuk u ngrit për mua !!! Mami kërko faljen tënde dhe shko p*rdhu!!! Dhe të gjithë mjekëve… lutem që të gjithë të digjeni në ferr!!!- shkroi Britney.