VIDEO/ Aksident i rëndë në Mamurras-Milot, makina përplas për vdekje një grua, shoferi largohet nga vendngjarja

Aksiden

Aksident pranë mbikalimit të Patokut në aksin e autostradës Mamurras-Milot. Mësohet se një grua ka humbur jetën teksa është përplasur nga një makinë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ende e paidentifikuar, ndërsa policia e grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur identitetin e viktimës dhe të drejtuesit të automjetit.

Dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga njeri krah i rrugës në tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Mamurras-Milot, makina përplas për vdekje një grua, shoferi largohet nga vendngjarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook