Duhet të zgjidhte mes Rei Manajt dhe sulmuesit të Italisë, klubi i Serisë A merr vendimin për repartin e avancuar

Salernitana është hedhur në merkato për ndërtimin e një skuadre sa më dinjitoze për sezonin e ardhshëm pas qëndrimit në Serinë A. Klubi italian në ditët e fundit i kishte dhënë prioritet repartit të avancuar ku dy objektivat kryesor ishin sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj dhe futbollisti i Kaljarit, Zhoao Pedro, me këtë të fundit që duket se do të jetë zgjedhja përfundimtare e Salernitanës.

567567

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, në orët e fundit duket se është arritur akordi mes dy klubeve për transferimin e 30-vjeçarit te Salernitana, që mendohet se do t’i kushtojë klubit rreth 15 milionë euro.

Manaj nga ana tjetër është ende në pritje të vendimit për të ardhmen te Barcelona, me trajnerin ÇaVI që dëshiron ta vlerësoi futbollistin në fazën përgatitore dhe më pas të bisedoi me të për rolin në skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Arena e Lajmit


Loading…

Duhet të zgjidhte mes Rei Manajt dhe sulmuesit të Italisë, klubi i Serisë A merr vendimin për repartin e avancuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook