“Kjo qeveri nuk shtoi asnjë burim energjie”, Berisha: Falimentohet shteti për të mbajtur partinë

Berisha (1)

Kreu i PD Sali Berisha, në një takim me ekspertë ka folur mbi ituatën me energjinë elektrike dhe gazin në vend dhe hapat të cilat sipas tij nuk janë marrë nga kjo qeveri.

“Ju falenderoj për mendimet e vyera. Një gjë mund të pohojmë: Energjia është një problem themelor për çdo vend, por e them me bindje e fakte se Shqipërinë e sollën në 2013 në prag të një zgjidhjeje përfundimtare të këtij problemi.

Në rast se ka patur një arritje që tejkalonte Shqipërinë ishte pikërisht energjia.

Së pari ajo garë e jashtëzakonshme që u ndez për hidrocentralet, unike në llojin e saj, ka bërë të mundur që të arrijmë në 9 Terravat prodhim. Kjo qeveri nuk ka shtuar asnjë burim, të gjitha janë para ardhjes ë saj.

Kjo është vetëm në një aspekt. Një tjetër është i jashtëzakonshme dhe jo vetëm për Shqipërinë: TAP

Tapi është që qeveria e Azerbajzxhanit të sillte gazin e Kaspikut, të gjithë ishin kundër veç Shqipërisë. Sot Europa ka një korridor gazi jo rus.

Jo vetëm në rrafshin strategjik, por këta që 9 vite nuk qenë të zotët të shtonin një burim të vetëm energjie, në vend të vijonin procesin me gazifikimin e vendit, e morën në mënyrën më joserioze. Një takim i Damian Gjiknuri me një kompani azere për gazifikimin, gjithçka e firmosur më parë nga dhe të njejtën akt e firmos 4 vite më votë kjo që sot është ministre, dhe jemi pa gaz.

Për të fshehur papërgjegjshmërinë e tyre mashtruan se kontrata nuk parashikon dalje, kur parashikon në Seman e Fier dhe Shqipëria vendos sa do të ketë për përdorim e sa për TEC. Por kjo donte njerëz seriozë.

Energjia ujore ka ato avantazhe që diskutuam këtu, por është shumë e varur nga moti. U la gati TECH-i i Vlorës me impiant për tu kthyer me gaz, dhe këta nuk u zgjuan arritën në aktin më të papërgjegjshëm që të marrin LNG e të mos çojnë një tub nga Semani në Vlorë për TECH-in.

Nuk u kujtuan 8 vite dhe tani nënshkruajnë me kompani, nuk çojnë tubin. A mund të imagjinoni që TECH-i ka kushtuar 115 mln dollarë, ndërsa me gaz tani do kushtojë 120 mln dollarë?

Jemi përpjekur që në Seman të ngrihet një impiant i depozitave të gazit të lëngshme punuam me Katarin.

Pse të mos jemi një hap i rëndësishëm në energji. Nuk lëvizi asgjë kjo qeveri.

Kriza në Shqipëri është i diktuar nga vjedhja dhe keqmenaxhimi i qeverisë, falimentohet shteti për të mbajtur partinë.
Shtohen numri i punonjësve dhe nuk paguhen dot. Zinxhir falimentimesh”, tha Berisha.

“Kjo qeveri nuk shtoi asnjë burim energjie”, Berisha: Falimentohet shteti për të mbajtur partinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook