Duke nisur nga dhimbjet e kokës, të përzierat apo dhimbjet e stomakut, nëna natyrë ofron me bujari kurat më efikase.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni kurat më të mira natyrale kundër problemeve shëndetësore që mund të lehtësohen në kushtet e shtëpisë.
Përbërësit bimorë të xhenxhefilit ndikojnë në atë pjesë të trurit që është përgjegjëse për të vjellat dhe të përzierat.
Nëse bëhet fjalë për të përzierat ose të vjellat e mëngjesit dhe jo vetëm, xhenxhefilin mund ta pini si çaj ose ta gatuani bashkë me vaktin e ditës.
Farat e karafilit përmbajnë një substancë kimike që zbusin ndjeshëm dhimbjet. Farën mund ta vendosni direkt në zonën e dhimbjes ose ta bluani e ta përzieni më ujë. Këtë pastë mund ta vendosni direkt tek dhëmbi.
Bananet përmbajnë tryptophan një amino acid që ndihmon në prodhimin e melatoninës dhe serotoninës, hormonet që ofrojnë ndjesinë e qetësisë. Kaliumi tek bananet ul tensionin e gjakut që rritet nëse njeriu vuan nga ankthi.
Nëse vuani nga pagjumësia, hani dy kivi një orë përpara se të shtriheni për të fjetur. Kivi do të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e tij.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo ndodh sepse kivi përmban sasi të larta të serotoninës.
Dardhat përmbajnë fibër të patretshme që ul sasinë e kolesterolit të keq të përthithur në gjak.
Pektina, ndërlidhet me kolesterolin dhe e nxjerr atë nga trupi përpara se të shkaktojë dëme.
Vaji esencial i koprës ose çaji i farës së koprës lufton inflamacionin e zorrëve. Ai është efikas edhe kundër dhimbjeve të stomakut.
Hudhra funksionon si një antibiotik natyral dhe eliminon bakteret që shqetësojnë stomakun.
Hudhra duhet ngrënë e freskët dhe jo e gatuar. Ajo duhet ngrënë rregullisht.
Nëse vuani nga konstipacioni konsumoni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe lëng limoni në mëngjes me stomak bosh. Ky kombinim stimulon sistemin tretës dhe i vë zorrët në lëvizje.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, panxhari qetëson enët e gjakut dhe ul tensionin e lartë. Panxharin mund ta shtrydhni ose ta përfshini në sallata e ushqime të tjera.
Përbërësit e rrepkës së vogël të kuqe hollojnë sekrecionet dhe eliminojnë problemet me sinozitin.
Ju mund ta mbani një copë në gojë për një ose dy minuta ose ta nuhasni aromën e saj.
Grijini specat djegës hollë dhe përziejini me vajin e ullirit, duke formuar një pastë të cilën mund ta vendosni mbi zonën e dhimbjeve. Kjo është një kurë shumë e mirë për rastet urgjente.
Çaji sherebelës lufton bakteret dhe zbut dhimbjen e fytit të lënduar brenda dy orëve.
Çaji përgatitet si çdo çajtjetër bimor.
Dhimbjet e kokës shfaqen pas zgjerimit të enëve të gjakut në kokë.
Kafeja i ngushton ato dhe largon presionin e kokës.
Në rastin e migrenës mund të hani fara kungulli të pasura me magnez./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.