Një tjetër futbollist drejt largimit nga Milani, sheikët e Premier Ligës pranë mbrojtësit të kuqezinjve

Largimi i Alesio Romanjolit nga Milani duket një çështje e vulosur, me kapitenin e kuqezinjve që është në përfundim të kontratës me klubin dhe pritet të largohet si lojtarë i lirë, ku destinacioni më i mundshëm për momentin është Premier Liga.

ROMANJOLI

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, në orët e fundit ka pasur një interesim të Njukasëllit për mbrojtësin italian, me klubin anglez që ka kontaktuar agjentin e futbollistit për t’i ofruar atij një kontratë 4-vjeçare më një pagë 4 milionë euro në sezon.

Lazio dhe Igli Tare kanë qenë gjithashtu në bisedime në agjentin e futbollistit por oferta e tyre ndaj lojtarit shkon deri në 2.8 milionë euro, gjë që e bënë Njukasëllin destinacionin më të mundshëm për 27-vjeçarin.

Arena e Lajmit


Loading…

Një tjetër futbollist drejt largimit nga Milani, sheikët e Premier Ligës pranë mbrojtësit të kuqezinjve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook