“Nuk ia kishim borxh askujt”, Braçe për zjarret në Divjakë: I takon policisë të merret me shkaktarët

Capture

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shfaqur sot mes flakëve të cilat kanë përfshirë Divjakën. Nën dritën e vatrave të shumta të raportuara sot në të gjithë vendin, Braçe u shpreh se ajo që po ndodh me zjarret nëvend është kriminale.

E kuptoni ç’keni bërë apo jo. Kjo është e pashembullt dhe kriminale. Është e qëllimtë natyrisht dhe nuk ka pikë dyshimi që gjithë furtuna me zjarret dje dhe sot është e qëllimtë dhe kriminale. Shumë faleminderit banorëve dhe zjarrfikësve që po merren me këtë punë këtu në krahun e Divjakës. Por nuk mbaron me kaq.

Ndërkohë, pas shuarjes së flakëve, deputeti socialist ka reaguar me anë të një statusi në Facebook.

Braçe u shpreh se zjarri është fikur por se dëmi që ai ka shkaktuar është po aq i madh sa flakët.

Ai ka shtuar se është mirënjohës për të gjithë ata zyrtarë vendorë që dhanë ndihmën në shuarjen e flakëve.

POSTIMI I PLOTË:

Zjarri i madh u fik!
Demi eshte aq i madh sa zjarri;
Mjedisi por edhe ekonomi private ne pemetari jane demtuar masivisht!
Nuk ja kishim borxh kerkujt;
Por me kete le te merret policia!
Nderkohe me takon mua ti perulem me rrespekt ZJARREFIKESVE;
Djemve te Divjakes-te paret ne beteje me zjarrin, djemve te Rrogozhines-fqinjet qe na erdhen ne ndihme menjehere, djemve te Beratit-erdhen menjehere pas apelit per ndihme, djemve te Fierit e Roskovecit-shtuan fuqine tone ne beteje me zjarrin;
Divjaka ju eshte mirenjohese!
Nderkohe dua te falenderoj Fredi Kokoneshin-ne pune nga minuta e pare e deri tani, drejtoi zjarrefikesit ne terren;
I jam shume mirenjohes kryetareve te bashkive te Rrogozhines-Memolla, Beratit-Ervin Demo, Fierit-Mand Subashi, Roskovecit-Majlinda Bufi;
ME MIQ SI JU SHKOHET NE LUFTE!
Faleminderit prefektit te Qarkut Fier dhe ekipit te tij te emergjencave!
Posacerisht shume mirenjohes:
KRISTINES-kryetares se Shenepremtes, pa te veshtire te shpetonim shtepite ne fshat;
KASTRIOTIT-nje njeriu qe na gjendet vete, pa ja kerkuar kush, sa here jemi ne veshtiresi, pa te sot Shenepremte do ishte djegur!
Njerez te mire qe duan vendin e tyre!

“Nuk ia kishim borxh askujt”, Braçe për zjarret në Divjakë: I takon policisë të merret me shkaktarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook