“Skandal me rrugën që humbi”, Berisha publikon mesazhin: Ku duhet të bashkoheshin dy lotet, disnivel 17 m. Nga 73 mln euro ka arritur në 225 mln

297183299 624978645649908 5362173211188501695 N

Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një inxhinieri që denoncon atë që po ndodh me rrugën Qukës- Plloçë.

Berisha shkruan se në pikën që do bashkoheshin dy lotet del një disnivel me lartësi 17m dhe sipas denoncuesit faji është i supervizorit. Teksa nga 73 mln euro që ka qenë fillimisht prokurimi, çmimi ka shkuar në 225 mln euro.

POSTIMI I BERISHËS
Skandal me rrugën që humbi. Habia e madhe!
Në pikën që do bashkoheshin dy lotet del një disnivel me lartësi 17m. Ky nuk është tunel por verbim i syve nga vjedhja. Rruga prej 43 km Qukës- Qafë Plloçë, që filloi në vitin 2009, duhet të përfundonte në vitin 2014, por akoma pas 13 vitesh nuk ka të sosur. Rruga u prokurua me 73 milionë euro, por ndër vite çmimi me vjedhje është pothuaj katërfishuar dhe ka arritur në 225 milionë euro.
🔴 Lexoni mesazhin e teknikut dixhital. sb

Përshëndetjeje dr. jam inxhinier rrugësh desha te ju informoj. Se Rr.Qukes- Plloce është bllokuar për një problem te madh. Ne piken ku duhet te bashkoheshin dy lotuser u del një disnivel ne lartësi prej 17 m. Nuk është problemi i projektit, por i zbatimit pa as supervizor. Kishin nje italian, por është zhdukur. Paaftësi, korrupsion i madh a tjetër, apo te gjitha bashke?
Tashti për ta korrigjuar mendojnë ta zgjasin rrugën kot me kthesa deri sa te barazojnë nivelet. Kjo perverse shpenzimeve, ul shume dhe cilësinë e rrugës e klasifikimin e saj. Në Maj 2018 kur Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, tha se do të përfundojë në Korrikun e 2019.
Përgjatë harkut kohor të këtyre viteve, njësoj si Shkumbini kur del nga shtrati, është fryrë edhe buxheti i saj. Aktualisht shuma e investimit ka arritur në 225.3 milionë dollarë. Goxha investim për asgjë!

“Skandal me rrugën që humbi”, Berisha publikon mesazhin: Ku duhet të bashkoheshin dy lotet, disnivel 17 m. Nga 73 mln euro ka arritur në 225 mln

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook